Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Raporti i Bankës Botërore rrëzom propagandën e Ramës: Shqipëria, ndër vendet më të rrezikuara nga zjarret në Europë
Në një kohë kur vendi po digjet nga zjarret, një raport i fundit i Bankës Botërore shërben si një goditje ndaj propagandës së qeverisë, duke nxjerrë në pah se Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore në Europë, sidomos zjarreve. Raporti shkencor shfaq një realitet tjetër nga ai që shfaqet nga zyrtarët qeveritarë. Ai thekson se 95% e bashkive shqiptare janë prekur nga zjarret në dy dekadat e fundit. Kjo e dhënë tregon se ky nuk është një problem i momentit, por një kërcënim i vazhdueshëm dhe i neglizhuar. Në periudhën 1995-2015, janë regjistruar 900 raste me dëme që shkojnë në 134 mijë euro. Bashkitë në rrezik, paralajmërimi për të ardhmen Banka Botërore ka identifikuar bashkitë me rrezikshmërinë më të lartë,...