Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Malli për t’pambërrijtshëmen
Malli për t’pambërrijtshëmenEsad Mekuli Retë luejnë n’naltësin, si qingjat n’kodrina,Ndërsa malli për t’pambërrijtshmen ndryhet n’mue:Dëshirojsha mu kapë n’vallen e reve kuqleE me fluture në t’shkëqyeshmet naltësinaMe gëzimin e këngës baritore…E kur hana e luginave ia beh n’shpejtiDhe toka natën n’dishrim thërret,Si rrezet e argjendta mbi kalli-Të shkojE t’vizitojSkajet e dhimbjes e vendet ku pashë ankthet. Vaj! Me u kapë n’vallen e reve nkuqlimeZemra me t’dhanun do t’më dëshironteQë rinija t’gërthet i herë mâ me gëzimeDhe mall i zemrës s’vuajtun t’gufonte.-Por, pse zemra tingëllon përmallshëmsi za drithërimdhe droja kaplon thellë zemrën e shpirtin tim?!Kur dëshiroj aq rêtë mbi qytet me i soditë,Derisa malli për t’pambërrijtshmen, m’kap, m’shafit./KultPlus.com