Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët! Në krye të detyrës për t’u bërë ‘murojë’ për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona
Në një betejë të pashtershme me flakët që kërcënojnë shtëpitë dhe jetët e banorëve, zjarrfikësit e forcat e armatosura po punojnë pa pushim. Në kushte tejet të vështira, në një intervistë për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo shprehen se mbrojnë banesat duke i menduar si të tyret. Madje njësoj si banorët e Delvinës edhe ata janë po aq të prekur me humbjen e bagëtive, djegien e ullishteve apo duke rrezikuar edhe banesat, por situata i kërkon sërish në krye të detyrës. Mes tymit dhe zhurmës së zjarrit, ata rrezikojnë dhe veten, duke u bërë mur mbrojtës për komunitetin. Sot, më shumë se kurrë, thirrja është e njëjtë për të gjithë: këta njerëz të parë në vijën e frontit kanë nevojë për mbështetjen dhe mirënjohjen...