Shqipëria në “luftë” me zjarret, Rama: Po vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren, zonat ku duhet vëmendje në vazhdim

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve në vend.
Në postimin e tij Rama thekson se thekson se vëmendje në vazhdim kërkojnë vatrat në Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.
Sipas tij sot është një ditë sakrifice dhe krenarie ku strukturat shtetërore vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin.
Postimi i Ramës:
Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin
 Gjatë 24 orëve të fundit:
 34 vatra aktive
 13 të izoluara dhe të shuara
 Në operacione janë angazhuar:
 Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura
 Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare
 5 helikopterë dhe  1 avion zjarrfikës Canadair i sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë
 Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve
 Vatra që kërkojnë  vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.
 Gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore dhe mbështetja e  partnerëve europianë dhe emiratas po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë.