Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Merz: Trump i dhamë mesazhin se interesat e sigurisë evropiane dhe ukrainase duhet të mbrohen
Bota E Mërkurë, 13 Gusht 2025 18:00 Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se qëndrimet e Ukrainës, aleatëve të saj evropianë dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump janë “shumë të përputhshme” përpara një takimi të planifikuar midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Alaska, më vonë këtë javë. ”Në Alaska, interesat themelore të sigurisë evropiane dhe ukrainase duhet të mbrohen. Ky ishte mesazhi që ne evropianët i dhamë sot presidentit Trump”, tha Merz pas bisedimeve online në Berlin. ”Mund të them se ishim shumë të përafërt si për vlerësimin e pozicionit fillestar ashtu edhe për qëllimin e arritshëm për këtë të premte”, tha kancelari gjerman, duke folur përkrah Zelenskyt. Merz, Zelensky dhe një numër udhëheqësish evropianë zhvilluan bisedime nëpërmjet lidhjes video me Trump dhe zëvendëspresidentin...