Raporti i DASH-it: Në Ballkanin Perëndimor ka kufizime të lirisë së medias

Raporti i DASH-it: Në Ballkanin Perëndimor ka kufizime të lirisë së medias

Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e tij të ri mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ka vlerësuar se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kufizuara liria e shprehjes dhe liria së medias. Po ashtu, është konstatuar se presidenti i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, me sulme të shtuara verbale dhe juridike, ka minuar rendin kushtetues të Bosnjës. Raporti për vendet e Ballkanit Perëndimor nënvizon gjithashtu një problem të evidentuar edhe në raportet e mëparshme – mosndëshkimin e krimeve të luftës. Në pjesën për Kosovën, në raportin e parë të Departamentit të Shtetit nën administratën e presidentit Donald Trump, thuhet se autoritetet nuk kanë ndërmarrë hapa të qëndrueshëm për t’i identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht dhe ndëshkuar...