Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu, të pushtetshmit e mëdhenj që na çelën dyert e mendjes dhe të shpirtit

Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu, të pushtetshmit e mëdhenj që na çelën dyert e mendjes dhe të shpirtit

Shkruan Albert Vataj Bertrand Russell, në analizën e tij të pushtetit, zgjedh katër figura që, sipas tij, kanë pasur ndikimin më të thellë në historinë e njerëzimit: Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu. Ky është një kuartet i pazakontë, jo sepse ata nuk meritojnë vendin, por sepse nuk përfaqësojnë tipin klasik të pushtetarëve që historia na ka mësuar të kujtojmë, nuk janë perandorë, as gjeneralë, as sundimtarë të fuqishëm me ushtri dhe territore. Përkundrazi, janë njerëz që e kanë përmbysur botën pa shpata, pa kala dhe pa trupa ushtarësh. Pushteti i tyre nuk ishte për të sunduar, por për të çliruar. Buda dhe Krishti u drejtuan zemrave dhe ndërgjegjeve të njerëzve, duke treguar rrugën për të mposhtur lakminë, pasionin e verbër dhe dëshirat që sjellin përçarje....