Gjergj Luca: Respekt për ato bijë nënash që po sakrifikojnë veten për të mbrojtur komunitetet dhe Shqipërinë

Gjergj Luca: Respekt për ato bijë nënash që po sakrifikojnë veten për të mbrojtur komunitetet dhe Shqipërinë

Flakët që kanë përfshirë prej ditësh disa zona të vendit e kanë futur Shqipërinë në një gjendje kritike. Qindra efektivë të shërbimeve zjarrfikëse, të ushtrisë, policisë dhe dhjetëra banorë të thjeshtë po luftojnë pa ndërprerje, me orë e ditë të tëra, përballë zjarreve që kërcënojnë jetë njerëzish, banesa e komunitete të tëra. Në këtë betejë të vështirë, nuk kanë munguar edhe mesazhet e solidaritetit dhe mirënjohjes. Një ndër ta është edhe ai i sipërmarrësit Gjergj Luca, i cili në një reagim përmes rrjeteve sociale ka shprehur respektin e tij të thellë për të gjithë ata që po sakrifikojnë jetën në vijën e parë të kësaj lufte të pabarabartë me zjarrin.“Kur ne flinim, ata luftonin me zjarrin dhe me jetën. Luftonin për të shpëtuar qytete, fshatra...