Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përgjegjësia digjet! Rama akuzon zjarrvënësit, hesht për dështimin e shtetit
Në një moment kritik për vendin, me zjarre masive që kanë shkaktuar dy viktima dhe dëme të konsiderueshme, Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish. Në një deklaratë të fundit, ai paralajmëron ndëshkim maksimal për zjarrvënësit dhe falënderon forcat në terren, duke shmangur përgjegjësinë për vonesat dhe mungesën e kapaciteteve. Ky qëndrim i tij i përsëritur, ngre pyetje serioze rreth efikasitetit të qeverisjes në situata emergjence. Me më shumë se një dekadë në pushtet, Rama ka pasur të gjitha mundësitë për të ndërtuar një infrastrukturë të fortë dhe një sistem reagimi të shpejtë për emergjencat civile. Megjithatë, situata aktuale dëshmon një dështim të përsëritur, ku vendi mbetet i pambrojtur përballë zjarreve, ndërsa qeveria bazohet te ndihma e vendeve fqinje dhe puna heroike e forcave në terren....