Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Edhe sot temperaturat mbi 41 gradë C, si parashikohet moti këtë të mërkurë
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.