Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarret në Delvinë, të sëmurët evakuohen nga spitali. Largohen nga zona edhe gratë, fëmijët dhe të moshuarit!
Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit të qytetit. Korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi raporton se policia ka evakuuar banorët e lagjeve Llakë, Mukurs dhe Xhermëhallë, ku gratë, fëmijët dhe pleqtë janë larguar nga shtëpitë, ndërsa burrat kanë mbetur për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit së bashku me zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencës. Qyteti aktualisht është pa energji elektrike, duke e bërë më të vështirë menaxhimin e situatës emergjente. Pacientët e spitalit janë strehuar për arsye sigurie në kinoteatrin e qytetit. Dyshohet se shumë banesa mund të jenë përfshirë nga flakët, por për shkak të tymit dhe qasjes së vështirë në terren, ende nuk janë bërë evidentime të sakta të...