Velipoja turistike zhytet në errësirë në kulmin e sezonit

Velipoja turistike zhytet në errësirë në kulmin e sezonit

Velipoja është përballur sërish me ndërprerje të energjisë elektrike në mbrëmjen e sotme, duke u zhytur në errësirë në kulmin e sezonit turistik. Sipas raportimeve nga banorët dhe pushuesit, mungesa e energjisë ka nisur që prej orës 19:00 dhe po shkakton shqetësim të madh, veçanërisht për bizneset që funksionojnë gjatë orëve të mbrëmjes. Aktualisht, nuk dihen ende shkaqet e ndërprerjes, ndërsa OSHEE nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për situatën. Pushuesit shprehen të revoltuar, duke theksuar se kjo situatë përsëritet çdo verë, pikërisht në periudhën kur Velipoja pret mijëra vizitorë dhe kërkesa për shërbime është në kulm. Vetëm dy ditë më parë, qindra turistë mbetën pa energji elektrike për disa orë, në një tjetër rast të ngjashëm. U duk sikur problemi do të zgjidhej. Kryetari...