Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Mbi angazhimin kombëtar të intelektualit
(Shkruar nga Avni Spahiu më 26 korrik 1997)Koha kërkon përgjigje dhe thërret për të qenë kritikë. Të jemi kritikë ndaj raporteve që kemi krijuar, të kritereve që kemi shtruar kur personalisht vërejmë se tragjedia po bëhet fat i pjesës dërrmuese të popullsisë. Tragjedi e një lloji a një tjetri, që ka kapluar edhe intelektualin, qoftë të ambicieve të frustruara, qoftë të idealeve dhe besimit të luhatur nga rrethanat e krijuara, tepër komplekse që t’i zgjidhë vetëm një njeri dhe tepër madhore që të mos kenë angazhimin e të gjithëve. Shumica është e detyruar të bëjë kompromise vetëm për hir të vazhdimësisë ditore të jetës. Ballafaqohemi për çdo ditë me një mori faktesh dhe kushtesh që nuk bijnë në kategoritë të cilat i kemi kuptuar në...