Flakë masive në mbarë vendin, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e prekura

Flakë masive në mbarë vendin, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e prekura

Foto ilustruese TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka lëshuar një mesazh emergjence për qytetarët amerikanë në Shqipëri, duke i paralajmëruar për rrezikun nga zjarret masive që kanë përfshirë disa zona të vendit. Autoritetet amerikane u bëjnë thirrje të shmangin zonat nën urdhër evakuimi, të ndjekin udhëzimet e policisë dhe të marrin masa për mbrojtjen nga thithja e tymit, ndërsa disa rajone vijojnë të jenë në situatë kritike. MESAZHI I PLOTË: Ambasada e SHBA në Tiranë po monitoron disa zjarre në mbarë vendin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e kërcënuara nga flakët. Disa zona në mbarë vendin janë nën urdhër evakuimi. Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Ambasadën e SHBA në...