‘Ato i kemi të humbura’/ Ushtarët ukrainas: Rusia vijon të zvarritet

‘Ato i kemi të humbura’/ Ushtarët ukrainas: Rusia vijon të zvarritet

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas të cilët në prononcimet për Reuters theksojnë se ushtria ruse është në rigjenerim dhe nuk do të ndalet derisa të marrë pjesë të rëndësishme të vendit. Ushtarët e Brigadës së 58-të thanë se nuk e mbështesin shkëmbimin e territorit me Rusinë për hir të një zgjidhjeje të luftës. “Lufta do të vazhdojë, Unë nuk jam dakord me faktin se lufta mund të mbarojë. Ky është opinioni im. Kanë vdekur shumë njerëz vetëm sa për t’u hedhur tutje. Ju e kuptoni se sa njerëz kanë vdekur. Ti japim territore, por kujt. Të japim për çfarë?”. Të tjerë shprehen se duhen negociata. Edhe...