Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ferizaj hap edicionin e 55-të jubilar të Festivalit të Teatrove
Nga 1 deri më 7 shtator 2025, Ferizaj mirëpret edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove, një prej ngjarjeve më të vjetra e më të qëndrueshme të artit skenik në Kosovë dhe rajon. Programi sjell shfaqje të prodhuara së fundmi, si dhe aktivitete nga konceptet “Retroteatri” dhe “FTF Skena”. Festivali, që nisi në vitin 1970, ka mbledhur çdo vit artistë e artdashës nga trevat shqiptare dhe më gjerë, duke e shndërruar Teatrin “Adriana Abdullahu” në një qendër të rëndësishme kulturore. Në mbrëmjen hapëse, publiku do të shijojë shfaqjen “Memorandumi” të Vaclav Havelit, me regji të Agon Myftarit, si prodhim i vetë teatrit mikpritës, transmeton KultPlus. Me traditën e tij të gjatë dhe atmosferën e veçantë, Festivali i Teatrove në Ferizaj mbetet një pikëtakim i rëndësishëm...