Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pushuesi: Më vodhën 8000€ tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”
Një pushues ka denoncuar publikisht në JOQ një incident shqetësues që ka ndodhur në resortin Green Coast, ku ai pretendon se i është grabitur vila e marrë me qira, ndërkohë që asnjë institucion apo shërbim sigurie nuk ka mbajtur përgjegjësi. Sipas tij, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, kur ai doli nga vila ku ishte akomoduar me familjen, e cila po flinte, për të vizituar një mik në një tjetër vilë brenda resortit. Kur u kthye pas orës 1:15 të mëngjesit, konstatoi se dera me shinë ishte e hapur, perdet ishin shkulur dhe ambienti ishte i çrregulluar. Fillimisht mendoi se mund ta kishin bërë fëmijët rrëmujën, por mëngjesin tjetër, kushërira e tij konstatoi humbjen e një byzylyku tennis me vlerë 5 mijë euro...