Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kur gratë flasin në veten e parë, mitet heshtin: Promovimi i librit “Martesat, valixhet dhe ngarkesat e tjera” nga Vlora Konushevci
Ka momente kur një faqe libri hap më shumë se një derë, hap dritare drejt vetes, mendimit dhe botës që shpesh na rrëshqet mes ditëve. Të lexosh nuk është thjesht të përthithësh fjalë, por të rrish përballë shpirtit të një tjetri dhe, përmes tij, të zbërthesh edhe pjesë nga vetja. Është një akt i heshtur fuqie, që ushqen mendjen dhe e zbut zemrën, një përjetim që, si pak gjëra në jetë, mbetet i gjallë edhe pasi faqja është kthyer. Pikërisht me këtë hasi audienca teksa aktorja Arta Selimi, në rolin e panelistes në promovimin e librit “Martesat, valixhet dhe ngarkesat e tjera” të autores Vlora Konushevci, lexoi tregimin “Kometa”. Promovimi i librit të Vlora Konushevcit, i cili u mbajt, sot më 12 gusht 2025, në...