Mungesa e ujit është një nga problemet më të mëdha me të cilat fermerët përballen gjatë stinës së verës. Rritja e temperaturave dhe thatësira janë shkaqet që ndikojnë më tepër në uljen e prodhimeve bujqësore. Ata thonë se janë të detyruar që të hapin puse pranë parcelave bujqësore. Një tjetër problem për ta mbetet dhe mungesa e tregut dhe shumë prej tyre janë detyruar që tokat ti japin me qira dhe për shkak të mungesës së tregut. Më tej ata shtojnë se shteti është thuajse inekzistent në këtë situatë dhe pa masa konkrete për ta shmangur situatën.
Syri TV
Në zonën e Maliqit, fermerët po përballen me mungesën e ujit e cila është një situatë e cila për ta po përsëritet pothuajse çdo vit. Situata përkeqësohet akoma dhe më shumë më rritjen e temperaturave dhe thatësirës. Mungesa e ujit për vaditje po i kthejnë tokat bujqësore në parcela të djegura nga dielli, duke rrezikuar prodhimin dhe jetesën e qindra familjeve që jetojnë nga bujqësia. Në këto kushte ata janë detyruar që të hapin puse pranë parcelave të tyre bujqësore. Megjithatë, ky proces kërkon investime shtesë, rrit ndjeshëm kostot e prodhimit dhe në shumë raste nuk arrin të mbulojë nevojat për ujë.
Shumë fermerë janë detyruar që të braktisin tokat për shkak të mungesës së tregut dhe të një çmimi të garantuar për prodhimet bujqësore. Ata thonë se kostot për prodhimet dhe për janë të larta dhe po përballen me humbje të mëdha si pasojë e tharjes së të mbjellave. Më tej ata shtojnë se shteti është thuajse inekzistent në këtë situatë dhe se nuk ka ndërhyrë me masa konkrete për ta shmangur situatën.
Situata e përsëritur në Fushën e Maliqit po rrezikon jo vetëm të ardhurat e fermerëve, por edhe vazhdimësinë e punimit të tokës në këtë zonë që dikur njihej për prodhimtarinë e lartë bujqësore.
