Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjykata e Tiranës del me vendim: KAYO të largohet nga Panorama, gazetarëve t’u rikthehen materialet…
Pas disa orësh seancë në Gjykatën e Tiranës, togat e zeza kanë pranuar pjesërisht kërkesën e ‘Focus Meida Group’, në lidhje me fikjen e sinjalit të transmetimit të News24 dhe ndërhyrjen e Policisë dhe Ushtrisë në sendet personale dhe profesionale të gazetarëve. Gjykata Tiranës, përkatësisht Dhoma Civile u dha të drejtë gazetarëve për marrjen e sendeve personale dhe profesionale. Në vendimin e diapozitivit të gjyqtares Alma Kodraliu, gjithashtu urdhërohet inventarizimi i materialeve brenda 24 orëve dhe marrja e materialeve të News 24 dhe pajisjeve të tjera që ndodhen brenda ambienteve të Focus Media Group. Gjithashtu në vendim, urdhërohet edhe largimi i bazës ushtarake, e cila kanë qenë një nga kërkesat bazë të gazetarëve në seancën gjyqësore të kësaj të marte. Po ashtu në vendim, thuhet...