Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: 5 leje ndërtimi për kulla vetëm në Golem, kartelit Çela–Çopja! Përfshirje direkte e qeverisë Rama në aktivitetet e grupeve kriminale
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim të fundit në Facebook, ka denoncuar lidhjet korruptive mes qeverisë dhe grupeve kriminale që po shkatërrojnë vendin. Ai thekson se lejet e ndërtimit për kulla të larta në Golem janë dhënë në mënyrë të dyshimtë, duke favorizuar kartelin e Çelës dhe aleatët e tij, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e këtyre veprimeve të paligjshme. "Troplinët dhe kartelët e tjera, me lidhjet e tyre të ngushta me Ramaduron, siç e quajnë sot mediat e mëdha amerikane dhe botërore Edi Ramën, ka shndërruar Shqipërinë e vogël në lavatriçen më të madhe dhe më gjigante të parave të krimit në Europë"- thekson lideri i opozitës. Berisha i bën thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndalur këtë...