Kur arti fluturon: Thirrja e Berat Hasanit për Kosovën, nga lartësitë e qiejve

Kur arti fluturon: Thirrja e Berat Hasanit për Kosovën, nga lartësitë e qiejve

Diellza Gashi Në një avion mes reve, atje ku horizonti bëhet paqe dhe zhurma shuhet në tingujt e motorëve, një akt i vogël shpërtheu si një dritë e ngrohtë në mes të rutinës. Në vend të një reklame të zakonshme për pushime, shfaqet një skicë. E bardhë dhe e zezë. E heshtur, por e fortë. E vendosur me dorën e një artisti. Një peizazh i thjeshtë, por tronditës në bukurinë e tij të qetë: një rrugë që futet në një tunel malor, një urë që kapërcen një përrua, shkëmbinj që ngrihen si rojtarë të përjetshëm të natyrës së egër. Dhe mbi të gjitha, një thirrje e vogël, në cepin e sipërm: “Visit Kosovo.” Sa shumë mund të thotë një fjalë kur del nga një zemër...