Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e kryeqytetit, pasi goditi me thikë komshiun e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja sipas uniformave blu, ngjarja ndodhi të hënën e 11 gushtit në rrugën “Jakov Xoxa”, ku shtetasi me inicialet, E. Q., 46 vjeç, gjatë një konflikti të çastit, ndyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh., 31 vjeç, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.a
Tiranë
Kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçar, që dyshohet se goditi me mjet prerës komshiun e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e djeshme, në rrugën “Jakov Xoxa”.
Punohet për gjetjen e mjetit prerës me të cilin 46-vjeçari kreu plagosjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, komshinj me njëri-tjetrin, nisën hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Q., 46 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën “Jakov Xoxa”, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh., 31 vjeç, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
