U gjet pa ndjenja nga organizatorët në mes të eventit sportiv, ndërron jetë pas 4 ditësh në spital sportisti italian

U gjet pa ndjenja nga organizatorët në mes të eventit sportiv, ndërron jetë pas 4 ditësh në spital sportisti italian

Sportisti italian, Mattia Debertolis ka ndërruar jetë pasi u rrëzua gjatë Lojërave Botërore në Kinë javën e kaluar. 29-vjeçari u gjet pa ndjenja nga organizatorët gjatë një eventi sportiv të premten e kaluar në Chengdu. Italiani vdiq të martën, katër ditë pasi u gjet pa ndjenja nga organizatorët. “Pavarësisht se mori kujdes të menjëhershëm mjekësor nga ekspertë në një nga institucionet kryesore mjekësore të Kinës, ai ndërroi jetë”, thanë organizatorët e Lojërave Botërore në një deklaratë. Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Orientimit (IOF), Tom Hollowell, tha se “nuk ishte në gjendje të përshkruante në mënyrë adekuate thellësinë e paimagjinueshme të trishtimit në këtë humbje tragjike”. Shkaku i vdekjes së Debertolis është ende i panjohur. Lojërat Botërore janë një eveniment i larmishëm sportiv që mbahet çdo...