Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dhjetëra vatra zjarri në qarkun e Shkodrës, situata më kritike në Fushë-Arrëz! Dy banesa të evakuuara
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e qarkut Shkodër janë regjistruar dhjetëra vatra zjarri, shumica e të cilave janë izoluar nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, policisë, shërbimit pyjor dhe ushtrisë. Në Shkodër janë shënuar 11 raste zjarri në zona të ndryshme, përfshirë fshatrat Dragoç, Postribë, Ura e Shtrejtë, Bardhaj, Dajç, Suka Dajç, Berdicë dhe lagjen Kiras në qytet. Të gjitha vatrat u shuan në kohë, duke shmangur përhapjen. Gjithashtu, është ndërhyrë në një vatër në zonën pyjore Baks–Rrjoll (Kënetë Domni), e cila aktualisht është e izoluar nga sipërfaqja ujore. Përveç ndërhyrjeve në territorin e saj, Bashkia Shkodër dërgoi 2 automjete zjarrfikëse në ndihmë të bashkive Vau Dejës dhe Malësi e Madhe. Në Malësinë e Madhe janë regjistruar 2 raste zjarri, në fshatin Grumirçezmë (NJA...