Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 50 vatra, jugu mbetet zona më problematike!

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 50 vatra, jugu mbetet zona më problematike!

Foto ilustruese TIRANË- 50 vatra zjarri janë shënuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, një situatë e jashtëzakonshme kjo e shkaktuar nga temperaturat e larta. Aktualisht, 19 vatra zjarri janë ende aktive. Situata më problematike paraqitet në jug të vendit, ku flakët kanë përfshirë zonat e mbrojtura si Parku i Syrit të Kaltër, “Rëzoma” dhe zonat pyjore të Kolonjës e Gjirokastrës. Operacionet për shuarjen e zjarreve po kryhen nga mbi 1 mijë forca tokësore dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse, të mbështetura nga ajri me avionë dhe helikopterë nga Shqipëria, Çekia, Sllovakia, Greqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Por flakët në Berat, Tiranë dhe Dibër janë afruar rrezikshëm pranë banesave, duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa fshatra, veçanërisht në Poliçan dhe Rehovë. Disa vatra...