Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura në Tiranë që po shndërrohet në një qendër bashkëkohore për artin dhe kulturën në Shqipëri. Rikonstruksioni total i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura është investim i qeverisë shqiptare, dhe do të ruajë dhe evidentojë vlerat e projektit të prof. Enver Fajës. Rama shprehet se “dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota”. Investimi përfshin gjithashtu aksesueshmërinë me dy hyrje të reja, sistem sigurie të avancuar, shkallë emergjence dhe sisteme HVAC për ruajtjen e veprave...