Një festival, një vlerë dhe një mirënjohje për muzikën e vërtetë dhe Shkodrën që i rikthehet lavdisë së korifejve

Një festival, një vlerë dhe një mirënjohje për muzikën e vërtetë dhe Shkodrën që i rikthehet lavdisë së korifejve

Nga Albert Vataj Gjon Shllaku, Drejtor Artistik dhe përfaqësues i Shoqatës Kulturore–Artistike “Prenkë Jakova”, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh vlerësimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që bënë të mundur përmbushjen e një sipërmarrjeje të guximshme artistike. Një nismë që nuk përfaqëson vetëm artin e madh të muzikës, por edhe Shkodrën e korifejve – qytetin që në këtë rizgjim kërkon të rigjejë veten te emrat e mëdhenj të shpirtit krijues dhe të mbetet në kreshtën e ambicieve artistike, në tempullin e përfaqësimit kulturor. “Një festival i muzikës moderne, që përfshin një gamë të gjerë stilesh, epokash muzikore, ritmesh të larmishme dhe mënyrash interpretimi – nga format intime të një trio jazz (instrumentale ose me këngëtar) deri te madhështia e Big Band-it – me...