Duke u menduar për bukurinë 

Duke u menduar për bukurinë 

Poezi nga Dritëro Agolli Përse një shkëmb i ashpër dhe i rrudhur, Që deti e godet, si dash, me valë, Më duket aq i bukur, Ku ndodhet bukuria vallë? Më shembëllen me bustin e njeriut, Në rrudhat sikur fshihet dhembja e botës, Gjëmon në rrudhat breshri dhe veriu  Dhe moti shira derdh dhe i fryn shqotës, Po shkëmbi rri fisnik si një bari me gunë I zhytyr për shelegë në mendime,  Që vijnë me këmborë e blegërime. 1971/KultPlus.com