Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
30 vatra aktive në 24 orët e fundit/ Përkeqësohet situata në Poliçan, Fushë Arrëz dhe “Syrin e Kaltër”, evakuohen banorët
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 30 vatra zjarri aktive. Qarku Vlorë Bashkia Finiq – Zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Kjo vatër është përballë Syrit të Kaltër. Në këtë zonë janë problematikë fshatrat Krane, Krongj dhe Leshnicë e poshtme. Në terren po operojnë 3 mjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Finiq, të ndihmuar nga FA me 4 mjete zjarrfikëse dhe 30 fefektivë të FA, 1 grup FNSH. Në këtë zonë ka operuar edhe Helikopteri i Forcës Ajrore të FA si dhe 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Parku “Rëzom” – maja e “Lucës”, njësia Vergo – Terren i thyer, e pamundur ndërhyrja me mjete tokësore. Në vendngjarje punonjës të AdZM. Bashkia Himarë – fshatrat Bolenë dhe...