Boksieri shqiptar rreh në mes të Zyrihut djalin e Arkanit

ZVICË- Boksieri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Astrit Sejdi raportohet se ka pasur një përplasje fizike në mes të Zyrihut, me djalin e kriminelit serb Arkan-it. Detaje për ngjarjen i ka dhënë ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Azgan Haklaj. Sipas ish-deputetit, Sejdi është shkëmbyer me djalin e Arkan-it Veljko Ražnatović dhe kur ka parë në bluzën e tij portretin e të atit me presidentin rus Vladimir Putin ka reaguar. 
“Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldozer,”-bën me dije Haklaj.
Policia zvicerane bëri shoqërimin e Sejdit, të cilin e liroi disa orë më pas, megjithatë nuk zbulon detaje të tjera. 
Por, kush ishte Arkan-i?
Zeljko Raznatovic, i njohur si Arkan, ishte një komandant lufte dhe kreu i forcës paraushtarake serbe gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Garda Vullnetare Serbe, e njohur edhe si “Tigrat e Arkanit”, u organizua si një forcë paramilitare elitare që mbështeste ushtritë serbe. Nën komandën e Arkan-it, ajo masakroi qindra njerëz në Kroacinë lindore dhe Bosnjë-Hercegovinë. Ajo u përfshi gjithashtu në plaçkitje, përdhunime dhe spastrime etnike.
Zeljko Raznatoviç u vra më 15 janar të vitit 2000, në hotel Interkontinental në qendër të Beogradit pak kohë para se në Hagë të niste gjyqi ndaj tij. Arkan ishte në listën e 10 personave më të kërkuarave nga Interpoli për grabitje dhe vrasje dhe konsiderohej si figura më e fuqishme e krimit të organizuar në Ballkan./ZËRI