Zbulime arkeologjike në vendin e shenjtë etrusk, në Itali

Zbulime arkeologjike në vendin e shenjtë etrusk, në Itali

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë në dritë objekte të rëndësishme fetare që datojnë më shumë se 2,500 vjet më parë. Sipas mediave italiane, në periferi të qytetit të Orvietos janë zbuluar dy koka deshësh prej guri të ruajtura mirë, një kokë luani, altarë të mëdhenj dhe një rrugë e gjerë procesioni. Ky vend i shenjtë i federatës etruske është ndërtuar në kulmin e epokës etruske në shekullin e 6-të para Erës sonë. Gërmimet në këtë zonë, të udhëhequra që nga fillimi i viteve 2000 nga arkeologia Simonetta Stopponi, kanë sjellë në dritë një mori objektesh që ofrojnë njohuri të rëndësishme për ritualet dhe besimet e popullit etrusk. Etruskët u vendosën në Italinë qendrore nga shekulli i...