Gjermania, e palëkundur në anën e Izraelit! Merz: Miqësia jonë i përballon edhe mospërputhjet

Gjermania, e palëkundur në anën e Izraelit! Merz: Miqësia jonë i përballon edhe mospërputhjet

Kancelari Friedrich Merz nuk e konsideron aspak kthesë parimore në raportet gjermano-izraelite vendimin e qeverisë për ndërprerjen e pjesshme të furnizimeve me armë për Izraelin. “Ne kemi një mospërputhje dhe kjo ka të bëjë me veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Por miqësia i përballon edhe mospërputhjet“, tha kancelari i Gjermanisë në intervistë për televizionin publik ARD. Republika Federale prej 80 vjetësh është e palëkundur në anën e Izraelit, tha kancelari: “Në këtë drejtim asgjë nuk do të ndryshojë”. Merz druan se mund të ketë qindra mijëra viktima Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Izraelin që ky të mbrohet, theksoi Merz. Por nuk mund të furnizojmë armë për një konflikt, që aktualisht po synohet të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake. Kjo mund të...