Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarret zhurisin Shqipërinë/ Gazetari: Helikopterët i merr nga Greqia, qentë nga Kosova, lehjen e bën vetë
Gazetari dhe publicisti Agim Xhafka ka ironizuar me situatën katastrofale të zjarreve në Shqipëri, ku autoritetet përgjegjëse nuk kanë asnjë mjet logjistik për të përballuar flakët, duke e lënë vendin të digjet. ‘Helikopterët i merr nga Greqia, qentë nga Kosova, lehjen e bën vetë’, shkruan Xhafka në Facebook, duke ironizuar propagandën e kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se zjarret kanë më shumë se një muaj që kanë gllabëruar mijëra hektarë pyje dhe kullota në të gjithë territorin e Shqipërisë që nga Veriu në Jug dhe institucionet përgjegjëse kanë ngritur duart, duke kërkuar ndihmë nga vendet fqinjë qoftë për helikopeterë apo për avionë të vegjël, për të shuar flakët.