‘Ishte bërë shumë ‘miqësor me armikun’/ Arrestohet në Kinë diplomati i lartë pas kthimit nga SHBA

‘Ishte bërë shumë ‘miqësor me armikun’/ Arrestohet në Kinë diplomati i lartë pas kthimit nga SHBA

Autoritetet kineze kanë ndaluar dhe marrë në pyetje, Liu Jianchao, 61 vjeç, drejtor i Departamentit Ndërkombëtar të Partisë Komuniste Kineze dhe një nga kandidatët kryesorë për postin e ministrit të Jashtëm. Sipas burimeve të Wall Street Journal, zyrtarët e policisë politike të Partisë, një prej institucioneve më të fuqishme e të frikshme në vend, shkuan në banesën e tij dhe e dërguan në një vend të panjohur, pa dhënë shpjegime. Në Kinë, raste të tilla zakonisht lidhen me akuza për korrupsion ose “sjellje të papërshtatshme”, si në vitin 2023, kur ish-ministri Qin Gang u shkarkua pas vetëm shtatë muajsh në detyrë për një lidhje jashtëmartesore. Megjithatë, kur bëhet fjalë për figura të afërta me presidentin Xi Jinping, çdo hetim mbetet top sekret. Liu, i lindur...