Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bomba diplomatike në Austri: Ambasadori shqiptar ‘plagjiator’ me një të kaluar të mundshme në shërbime sekrete
Ambasadori shqiptar në Austri, Fate Velaj ka qenë nën hetim për disa muaj nga studiuesi i pavarur austriak, Stefan Weber dhe hetuesja private e njohur Vera Dumser dhe madje edhe ish-anëtarë të shërbimit sekret shqiptar. Kështu ka bërë me dije media austriake "Exxtra24", ku shkruan se rezultati i hetimete të rastit të ambasadorit ishin kontradikta, skandale dhe akuza që e bëjnë Fate Velaj të papranueshëm për postin e tij. Sipas studiuesit Weber, Velaj ka kopjuar tezën e masterit, punim i cili thuhet se nuk i përmbush standardet minimale të një punimi akademik. Më tej nga hetimet ka rezultuar se ambasadori merr ndihmë sociale në Austri edhe pse më parë kishte deklaruar pasuri prej 1.2 milion eurosh në parlamentin e Shqipërisë, një rast i qartë ky mashtrimi me...