Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Skandal Diplomatik/ Ambasadori i Shqipërisë në Austri me master plagjiaturë dhe lidhje me shërbime sekrete
Emërimi dhe qëndrimi në detyrë i ambasadorit shqiptar në Austri, Fate Velaj, po shoqërohet me një stuhi akuzash që variojnë nga plagjiatura dhe mashtrimi me ndihmat sociale, deri te tituj akademikë të blerë dhe lidhje të mundshme me shërbime të inteligjencës. Sipas burimeve diplomatike, para se Velaj të merrte postin në Vjenë, Ministria e Jashtme e Austrisë kishte ngritur shqetësime për kualifikimet e tij, shtetësinë e dyfishtë dhe aktivitetet private tregtare. Një shënim verbal i brendshëm iu dërgua palës shqiptare për të kërkuar një kandidat tjetër – por Velaj u emërua gjithsesi. Plagjiaturë në tezën e masterit Eksperti i njohur i plagjiaturave, Dr. Stefan Weber, e ka cilësuar tezën e masterit të Velajt “Mirëmëngjes, Ballkan” (2006) si jo vetëm të kopjuar, por edhe jashtë standardeve...