E dielë vrasjesh në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

E dielë vrasjesh në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Pas vrasjes në Kosovë të tre personave sot në mesditë nga Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, vjen edhe një vrasje tjetër në Tetovë. Një 46-vjeçar nga Tetova humbi jetën nga incidenti i armatosur në Tetovë që ndodhi sot në mesditë në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, pas një shkëmbimi me armë zjarri nga dy automjete, që la pas edhe katër të plagosur. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se makina nga ku u sulmua, u largua me shpejtësi. “Automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të personit...