Foto ilustruese
TETOVË- Një tjetër ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar edhe në Tetovë. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska”, pas një shkëmbimi me armë zjarri nga dy automjete. Si pasojë, ka një 46-vjeçar ka humbur jetën, ndërasa një vajzë 12-vjeçare e cila me plagë në këmbë është dërguar në Spitalin e Tetovës si dhe një i moshuar i cili është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup si rast urgjent.
“Automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të personit E.M.(19) nga fshati Gajre e Tetovës. Gjatë marrjes së masave, në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” është gjetur një automjet pasagjerësh “Volksëagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të F.R.(46) nga Tetova, ndërsa brenda automjetit është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë.
Nga Spitali i Tetovës, thuhet se 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore me lëndime të ndryshme nga të shtënat me armë zjarri.
“Rreth orës 12:20, në Urgjencën e Spitalit Klinik të Tetovës janë sjellë katër pacientë me lëndime të ndryshme trupore:1. A.S., 60 vjeç, me frakturë në pjesën e këmbës,2. R.T., 37 vjeç, me trup të huaj në regjionin e kraharorit,3. D.R., 12 vjeç, me trup të huaj në pjesën e femurit,4. O.O., 32 vjeç, me trup të huaj në zonën e gjoksit.
Pas ekzaminimeve të menjëhershme mjekësore dhe trajtimit sipas protokolleve të urgjencës, pacientët janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën Universitare në Shkup.Spitali Klinik i Tetovës mbetet i përkushtuar në ofrimin e ndihmës mjekësore të shpejtë dhe profesionale në të gjitha rastet urgjente” thuhet në raportin e Spitalit të Tetovës.
Autoritetet janë vënë në kërkim të autorëve, ndërsa jozyrtarisht dyshohet që autorët të kenë lëvizur në drejtim të Jazhincës drejt kufirit me Kosovën. Papraprakisht dyshohet për një rast hasmërie mes familjeve rivale një nga Tetova dhe një familje nga fshati Gajre./ZËRI
