Burimi: 
								Kultplus.com
								
							
                                    Foto © Kultplus.com                                
                            Ministri Çeku: DokuFest, një urë kulturore që lidh Kosovën me botën
                            Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar lart ndikimin e DokuFest-it 2025, duke theksuar se për nëntë ditë me radhë, festivali ka shndërruar kinematë e Prizrenit në hapësira që lidhin botën me qytetin. Me mbi 100 filma të shfaqur dhe mijëra vizitorë, ministri Çeku e përshkroi festivalin si një ngjarje që sjell “energji dhe magji” unike në vend. Ai theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që DokuFest ka luajtur ndër vite jo vetëm në aspektin kulturor, por edhe ekonomik, duke e konsideruar atë një nga motorët kryesorë të zhvillimit kulturor dhe turistik në Kosovë. Çeku tha se gjatë mandatit të tij, festivali dhe organizatat e skenës së pavarur kanë gëzuar mbështetje institucionale më të madhe se kurrë më parë, dhe se kjo përkrahje...