Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Plot 20200 aplikime në fazën I, ministrja Manastirliu: Shifrat janë dëshmi e besimit tek universitetet tona
Raundi i parë i garës për në universitet është mbyllur me të dhëna pozitive: janë 500 aplikime më shumë se një vit më parë nga maturantët. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se “20200 maturantë kanë aplikuar në fazën e parë për të ndjekur studimet e larta, 500 më shumë se një vit më parë, duke dëshmuar besimin në universitetet tona, që sot ofrojnë një ofertë më të pasur akademike, me programe të reja studimi dhe bashkëpunime ndërkombëtare, duke ofruar më shumë mundësi dhe duke përgatitur studentët për tregun e punës”. Në 10 programet e listuara si preferencat e 20200 maturantëve aplikantë, interesi vazhdon të jetë i ngjashëm ndër vite. Teknologjia, mjekësia dhe financat renditen në tri fushat më të kërkuara, ku...