Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Hapësira ime publike”, raportohen 2383 raste në 24 orë, zgjidhen 12 prej tyre
Lirimi i hapësirave publike po vijon në gjithë territorin, ndërkohë që në dispozicion të qytetarëve për denoncimin e rasteve është vënë në dispozicion edhe portali “Hapësira ime publike”. Në më pak se 24 orë nga vënia në funksion e këtij portali janë regjistruar 2383 problematika të raportuara, ndërsa kanë marrë zgjidhje 12 prej tyre dhe pjesa tjetër po shqyrtohet. Kjo iniciativë e re e qeverisë në përballjen me problemin e hapësirave publike të zaptuara, i jep mundësi qytetarëve të denoncojnë duke bashkëlidhur foto dhe video për 7 problematika të ndryshme. Në rast se qytetarët nuk marrin përgjigje për ankesën e parë brenda 24 orësh, në portal është vendosur në dispozicion një formular për ndjekje të mëtejshme të problematikës. Në portalin “Hapësira ime publike” mund të...