LONDER – Arrestohen 466 mbështetës të organizatës ”Palestine Action”

LONDER – Arrestohen 466 mbështetës të organizatës ”Palestine Action”

Të paktën 466 mbështetës të organizatës ”Palestine Action” u arrestuan dje në Londër gjatë një proteste në mbështetje të organizatës filo-palestineze, të ndaluar nga autoritetet britanike dhe të etiketuar nga ato si një “organizatë terroriste”. Arrestimet, numri më i lartë në një protestë të vetme në kryeqytetin britanik, u bënë me motivacionin e “mbështetjes së organizatës së ndaluar nga autoritetet britanike”. Policia deklaroi se ”arrestoi dhe do të arrestojë të gjithë ata që shfaqin pankarta me mbishkrimin “Kundërshtoj genocidin, unë mbështes veprimet e ‘Palestine Action”. ATSH