Mbeten të bllokuar në një zonë të thepisur në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë tre turistëve të huaj

Mbeten të bllokuar në një zonë të thepisur në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë tre turistëve të huaj

Shpëtohen tre turistët që mbeten të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit. Sipas uniformave blu, të huajt u bllokuan në një zonë të thepisur shkëmbore, ndërsa mësohet se të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njoftimi: Shërbimet e Policisë Himarë i vijnë në ndihmë 3 turistëve të huaj, të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit. Krahas detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Policisë mbeten të angazhuara edhe për të ndërhyrë dhe për t’iu ardhur në ndihmë çdo qytetari apo turisti në raste emergjente. Mbrëmjen e sotme, patrulla e rendit me shërbim në zonën e Jalës, pas një njoftimi se tre turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore, në plazhin e Akuariumit, ndërhyri...