Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Grabitja e dhunshme/ Arrestohet pas gati 1 viti, shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier
Gati një vit pas një grabitjeje të dhunshme në Alba Adriatica, policia italiane ka arrestuar në Rovigo një 38-vjeçar shqiptar, i akuzuar për tentativë vrasjeje dhe grabitje të rënduar. Ngjarja ndodhi më 19 nëntor 2024, kur tre persona hynë me forcë në shtëpinë e një karabinieri, i cili tentoi të mbronte familjen e tij, përfshirë nënën e moshuar. Oficeri i policisë u sulmua brutalisht me kazmë, duke pësuar plagë të rënda në fytyrë, trup dhe gjymtyrë. Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent për shkak të hemorragjisë së brendshme dhe iu hoq shpretka. Ende sot, ai nuk është rikthyer në detyrë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Hetimet çuan tek shqiptari falë gjurmëve të ADN-së të lëna mbi një elektrik dore në vendin e ngjarjes....