Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Ekspozita me liqenin, shfaqen edhe kostumet popullore shqiptare në Pogradec
                            Peizazhe plot ekspresivitet, elementë të kostumografisë dhe kompozime të kujdesshme përbëjnë ekspozitën më të fundit të piktorit Agron Polovina, e hapur në qytetin e Pogradecit. Në 38 punime, artisti vendos në qendër pamjet piktoreske dhe detajet e qytetit liqenor, kostumet popullore shqiptare, si dhe fragmente nga realiteti i përditshëm, duke i shndërruar në mesazhe të fuqishme që arrijnë te publiku në një formë të veçantë. Sipas artistit, Pogradeci, kostumografia popullore shqiptare dhe realiteti kanë qenë gjithmonë burime frymëzimi për krijimtarinë e tij. Këtë herë, ai i ka përmbledhur në tre cikle artistike, të cilat i prezanton për publikun në këtë ekspozitë. Me stilin e tij të dallueshëm, që bashkon impresionizmin me frymën postbizantine Polovina krijon një realitet të ri artistik ekspresiv, të pasur me ngjyra...