Dua Lipa, nga skena e Sunny Hill tek pushimet buzë bregdetit shqiptar

Dua Lipa, nga skena e Sunny Hill tek pushimet buzë bregdetit shqiptar

Pas performancës spektakolare në festivalin Sunny Hill në Prishtinë javën e kaluar, superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me fansat disa momente relaksi nga bregdeti shqiptar.Në fotot e publikuara në Instagram, ajo shfaqet me një set veror elegant në të bardhë, duke shkëlqyer nën diellin e gushtit dhe duke e shoqëruar postimin me përshkrimin: “Vitamin Sea”. Vetëm pak ditë më parë, Dua ndezi atmosferën para mijëra adhuruesve në vendlindjen e saj, ku u prit me ovacione dhe emocione të jashtëzakonshme.Edhe pse karriera e saj është në kulmin e suksesit ndërkombëtar, këngëtarja vazhdon të ruajë një lidhje të ngrohtë me vendin e origjinës – një arsye më shumë pse është kaq e dashur për shqiptarët kudo./KultPlus.com