Banka shqiptare tërheq mbi gjysmë miliard euro nga tregu, por monedha vijon rënien, u zhvlerësua me 2.84 lekë në 8 muaj

Banka shqiptare tërheq mbi gjysmë miliard euro nga tregu, por monedha vijon rënien, u zhvlerësua me 2.84 lekë në 8 muaj

Me qëllim rritjen e rezervës valutore si dhe frenimin e dobësimit të monedhës europiane, Banka e Shqipërisë ka tërhequr deri në fillim të gushtit mbi gjysmë miliardë euro nga tregu. Përmes ankandeve të njoftuara të cilat realizohen pothuajse çdo muaj sipas një renditje kalendarike si dhe atyre jashtë radhe, Banka Qendrore bleu mbi 500 milionë euro. Kjo sasi e tërhequr nga tregu pritej të sillte ndryshime në kursin e këmbimit në harkun e 8 muajve. Por në një analizë të tregut valutor vihet re se përveç disa luhatjeve para sezonit veror monedha europiane ka vijuar tatëpjetën. Nga një maksimum për vitin 2025 në 100.06 lekë në fund janari, euro vijoi rënie por edhe me disa luhajte duke arritur në 99.63 lekë në prill. Por hyrja në...