Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Paga minimale 500 euro”, një premtim elektoral i pambajtur nga Edi Rama
Një nga premtimet kryesore të fushatës zgjedhore të kryeministrit Edi Rama ishte rritja e pagës minimale në 500 euro deri në vitin 2026. Ai deklaroi se vendimi do të miratohej nga Këshilli i Ministrave në qershor, por sipas një verifikimi të bërë nga “Faktoje”, ky premtim nuk është mbajtur. Përmes një kërkese zyrtare drejtuar Këshillit të Ministrave, “Faktoje” kërkoi të dinte nëse vendimi ishte miratuar. Përgjigja ishte e qartë: “Deri tani nuk ka asnjë akt të miratuar lidhur me rritjen e pagës minimale në 500 euro”. Kjo përgjigje konfirmon se dy muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, premtimi mbetet vetëm në fjalimet elektorale. Rritja e pagës minimale nuk është premtim i ri nga kryeministri Rama. Para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, ai premtoi se paga...