Avokatura e Shtetit: Fokus Media News ka humbur gjithë shkallët e gjykimit. 25 korriku ka qenë afati i fundit i lirimit

Avokatura e Shtetit: Fokus Media News ka humbur gjithë shkallët e gjykimit. 25 korriku ka qenë afati i fundit i lirimit

Avokatura e Shtetit ka njoftuar sot përfundimin e një procesi gjyqësor të zgjatur me shoqërinë “Fokus Media News” lidhur me ambientet në pronësi të shtetit, pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve” në zonën kadastrale nr. 8170, të cilat, sipas autoriteteve, janë mbajtur pa titull ligjor për më shumë se tre vjet pas mbarimit të kontratës së qirasë. Sipas Avokaturës, kontrata përfundoi më 22 maj 2022 dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë i kërkoi subjektit lirimin e pronës brenda 25 korrikut të atij viti. Pavarësisht njoftimit, kompania nuk e dorëzoi vullnetarisht pronën, por nisi procese gjyqësore dhe kërkoi masa të përkohshme sigurimi për të penguar ekzekutimin. Reagimi i plotë: Në përmbushje të misionit të saj kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e interesave të Republikës...